Bixhoz me dashurinë/ Zvetlana dhe Tia zbulojnë se janë motra, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai mbledh të gjithë familjen për t’i dhënë një lajm të rëndësishëm. Ai i thotë se i ka transferuar 50% të aksioneve të kompanisë Zvetlanës dhe tanimë ajo është ortake e kompanisë. Të gjithë tronditen.

Zvetlana e ka kërcënuar Shivain me një video ku Texh diskuton sesi e dogji fabrikën. Shivai është i detyruar ta bëjë Zvetlanën ortake të kompanisë dhe vendos që ajo të qëndrojë në shtëpinë tyre.

Zvetlana kërkon të marrë dhomën e Texhit dhe Xhanvit. Texh akuzon Shivain se ja shkatërroi jetën Omit dhe Rudrës pasi aksionet ishin të tyre. Shivai i tregon Texhit se ishte i detyruar ta bënte.

Texh, Shakti dhe gjyshja kërkojnë shpjegim nga Shivai. Rudra mbron Shivain dhe thotë se ai mori vendimin e duhur. Anika kërkon shpjegim nga Shivai gjithashtu. Ai nxehet dhe i bërtet Anikës.

Anika vendos të ndryshojë sjellje ndaj Shivait. Texh i thotë Shivait se ja ka shkatërruar jetën edhe Gorit. Shivai i kërkon të mos e përfshijë Gorin në këtë çështje.

Pinki mbron Shivain por Texh i kujton kohën kur ajo e quajti Shivain djalë të paligjshëm. Pinki ofendon familjen e Texhit. Shivai i kërkon falje Texhit për sjelljen e Pinkit dhe i premton se do i zgjidhë gjërat.

Shivai bën një aksident në rrugë dhe vajza që përplas është Tia. Ai e sjell Tian në shtëpi. Tia po bashkëpunon me Zvetlanën. Ato janë motra dhe kanë vendosur të hakmerren për babain e tyre./revistawho