ZYRTARE/ Ylli i Premierligës thotë ‘PO’, merr pasaportën për të luajtur me Kosovën

‘Ylli’ i Premierligës angleze, Florent Hadërgjonaj ka marrë pasaportën e Kosovës dhe është gati të luajë për vendlindjen e tij.

Ai ka publikuar fotografi nga takimi me presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit , Agim Ademin.

“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë.

Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë.

Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë” shkruan Hadërgjonaj në njoftim.