Pa filluar mirë punë si avokate Kim K ndihmon në lirimin e 17 të burgosurëve

Një lajm i trishtë  erdhi së fundmi  për të gjithë fansat e yllit të reality showt ‘Keeping up with the Kardashians’, Kim Kardashian e cila la të kuptohet se do të heq dorë nga televizioni dhe reality show i familjes së saj që të përqendrohet në punën e re si avokate.

Ajo zbuloi dhe planet për të nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me e një firmë ligjore në San Francisko.

Dhe së fundmi CNN ka mësuar se ylli i televizioneve ka punuar përgjatë 3 muajve të fundit për të ndihmuar në heqjen e dënimit me burg të përjetshëm për 17 të burgosur për drogë, që janë shkelës për herë të parë.

Brittany K. Barnett, avokatja personale e Kim dhe dhe MiAngel Cody, këshilltarja e The Decarceration Collectiveha, thanë se 39-vjeçarja luajti një rol të rëndësishëm në lirimin e këtyre të burgosurve.

"Kim ka financuar këtë projekt dhe është përkrahëse e fushatës sone  90 Days of Freedom si pjesë e First Step Act, që Trump e nënshkroi tek ligjet vitin e kaluar,"-tha Cody.

Barnett shtoi se pa Kardashian Ëest në bazën e projekt-ligjit, kjo nuk do të kishte qenë e mundur.

"Kim siguroi mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet ligjore në mënyrë që ne të mund të udhëtojmë në vendin tonë. Marrëdhëniet tona me klientët tanë nuk përfundojnë kur ata lirohen. Kim është me të vërtetë e përkushtuar në këtë çështje. Po punoj personalisht me të, jemi me të vërtetë mirënjohës,"-shtoi Barnett.

Kim gjithashtu ndihmon financiarisht të burgosurit të kthehen në shtëpitë e tyre pas lirimit nga burgu.