Partizani ka një njoftim të rëndësishëm për derbin kundër Tiranës

“Selman Stërmasi” do të jetë i tejmbushur në derbin që do të luhet në fundjavë ndërmjet Partizanit dhe Tiranës.

Përveç rivalitetit të madh që kanë dy klubet, në këtë ndeshje “Të kuqtë” mund të kurorëzohen kampion, ndërsa bardheblutë të vendosin fatet e mbijetesës.

Së fundmi klubi i Partizanit ka njoftuar zyrtarisht se kanë mbaruar biletat në sektorët e Tribunave B1, B2 dhe E, ndërkohë që janë drejt fundit edhe në sektorët D1 dhe F.

Kjo tregon për një interesim të madh nga tifozët për të ndjekur këtë super ndeshje e cila do të luhet ditën e diel në orën 16:30.