Boçi: Vëllezërit ballkanikë si turp ballkanik

"Vuçiç dhe Rama tashmë kanë njësuar jo vetëm qëndrimet për të kafshuar Kosovën, por dhe gjuhën e tyre." . Ky është konstatimi i politikanit Luçiano Boçi, pas qendrimeve thuajse të njejta të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç ndaj protestuesve që janë ngritur kundër tyre në të dy shtetet ballkanike.

"Tek është shprehur për protestuesit ndaj tij, Vuçiç ka përdorur të njëjtën gjuhë urrejtje me nota raciste, sikurse Rama me protestuesit - shprehet Boçi. - Vuçic i konsideron protestuesit fise, Rama tufë. Është i njëjti mentalitet. Ky flet për heroizma të kërkuara ndaj policëve, sikur t’ia ketë thënë Rama në vesh dhe po si Rama ngrefoset me pozitën që ka. Dhe këtë e bën në mes të Tiranës, në vigjilje të ditës së Europës.

Nuk është rastësi! Është turp i gatuar dhe i ngrënë antikombëtar në intimitetin e pushtetit e karrikes së Ramës. Me Ramën ai ndihet si në shtëpinë e vet. Vëllezërit ballkanikë, si turp ballkanik" e ka përfunduar mendimin e tij Boçi.