VIDEO/ Lucas Moura ‘shpërthen’ në lot kur dëgjon komentin e golave të tij!

Tottenham u kualifikua në finalen e Champions Leagues pasi eliminoi Ajaxin me përmbysje “dramatike” në sekondat e fundit të ndeshjes.

Heroi i këtij triumfi ishte Lucas Moura i cili shënoi të tre golat për skuadrën britanike ndërsa pas ndeshejs braziliani tha se ky ishte momenti më i bukur i jetës së tij.

Në intervistën pas ndeshjes, sulmuesi nuk mundi të mbante lotët teksa gazetarët i ofruan të dëgjonte komentimin e golit të tij. Braziliani i prekur tha se ishte një ëndërr për të luajë në Ligën e Kampionëve dhe se tashmë do të luajë në finale.

Kjo është finalja e parë në histori për Tottenhamin e cila do të luhet me 1 qershor në “Ëanda Metropolitano” të Madridit.