FOTO-VIDEO/ Elefanti bebi, aventurier ngec me këmbët në gardh

Ky është momenti i habitshëm kur një elefanti të ngathët bebi i mbeten këmbët e pasme në ajër mbi një gardh prej druri në një vend të shenjtë në Tajlandë.

Elefanti i vogël i filmuar në Chiang Mai, është regjistruar në video ndërsa bën përpara me këmbët e tij të përparme ndërsa këmbët e pasme i ngre në mënyrë shumë qesharake lart në ajër.

Më në fund ky elefant bebi arrin të balancojë trupin e tij duke u bashkuar me shokët në brendësi të gardhit.

Portieri i Khunseuk (elefanti i vogël) tha se nuk kishte asnjë ide se si elefanti i ri e gjeti veten në një pozicion kaq të çuditshëm më 2 maj.

Ai shtoi se kjo kafshë çamarroke ka një 'personalitet aventuresk’ dhe ka më shumë energji se çdo i mitur që ka parë më parë.

Kujdestarii tha: 'Nuk e di se si ai mori në atë pozë, është një elefant me një karakter shumë aventuresk dhe kurrë nuk kam parë herë tjetër një elefant kaq të gjallë në personalitet’.

Marrë nga: dailymail.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net