", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Zbulohen çmimet e ‘çmendura’ të biletave për finale e Champions Leagues

Më 1 qershor do të luhet finalja e madhe e Champions Leagues.

Liverpool dhe Tottenham do të përballen në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, ndërsa finalja do të zhvillohet në Madrid, në stadiumin e Atleticos, “Wanda Metropolitano”.

Së fundmi mediat britanike kanë zbuluar çmimet e biletave për finalen e Madridit. Të dy skuadrat do të kenë në dispozicion nga 16.000 bileta për tifozët ndërsa pjesa tjetër do të shitet në Spanjë.

Këto janë çmimet e biletave:

Kategoria 1: 513 sterlina (596 euro)

Kategoria 2: 385 sterlina (447 euro)

Kategoria 3: 154 sterlina (178 euro)

Kategoria 4: 60 sterlina (69 euro)

“Wanda Metropolitano” është një stadium i ri pasi në vitin 2017 u pre shiriti i inaugurimit dhe ka një kapacitet prej 67.829 vendesh.