", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Komentatori epik, mes lotësh përshkruan ‘dramën’ e Ajaxit: Ohh, goli i jetës...

Dy gjysmëfinalet e kthimit në Champions League dhuruan emocione të papërshkrueshme që do të mbahen mend gjatë në historinë e futbolli.

Mbrëmjen e djeshme Tottenham bëri të pabesueshmen duke shënuar gol në sekondën e fundit të ndeshjes, ndërsa të gjithë lojtarët e Ajaxit u rrëzuan të gjithë në tokë nga dëshpërimi, shkruan SYRI.net.

Lucas Moura shënoi tre gola në fitoren 2-3 të anglezëve për të kualifikuar skuadrën e tij në finalen e madhe të Champions Leagues.

Jo vetëm lojtarët, tifozët, trajnerët por edhe komentatorët nuk i besonin syve për atë që ndodhi në “Johan Cruijff Arena”.

Gjatë transmetimit live komentatori shokohet nga ajo që i panë sytë, ndërsa mes lotësh dhe me zërin e dridhur thotë se “ohhh nuk mund ta besoj, Moura shënon golin e jetës. Lojtarët e Ajaksit në kolaps...”.