Burgoset kontabilisti Rita Orës për mashtrim

Një kontabilist që mashtroi klientë të famshëm si Rita Ora, Matt Dawson dhe Martin Bayfield, është burgosur.

Andrew Munday përdori paratë që mori nëpërmjet mashtrimit, një shumë prej 3.35 milionë paund, për të blerë disa shtëpi, relikte të Star Wars dhe u anëtarësua në sallën e pritjes në Tottenham Hotspur.

Munday, nga Earls Close në Northampton, pranoi nëntë akuzat për mashtrim.

Prokurori Simon Davis tha për Gjykatën e Northampton se 38-vjeçari kishte bërë mashtrime për të financuar një jetë luksoze.

Munday u dënua me 5 vite e 8 muaj burg.

Biznesit që ai drejtonte në atë kohë, Blue Cube Business, iu është ndaluar aktiviteti.

Në një deklaratë, këngëtarja VV Brown tha se Munday i kishte shkatërruar jetën shumë njerëzve.