FOTO/ 'Po kopjon Oriola Marashin', fansat i kthehen keq Trejsi Sejdinit

Trejsi Sejdini tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot që publikon në rrjete sociale dhe kështu ka ndodhur edhe me imazhet e fundit ku modelja shfaqet super yll.

E veshur vetëm me të brendshme dhe me një cigare në dorë, Trejsi pozon në një dhomë.

Mirëpo në sy bien komentet e shumta të ndjekësve të cilët e akuzojnë Trejsin se kopjon Oriola Marashin me këto poza.

"Nuk ke asnje lidhje me Oriolen sado qe perpiqesh", i shkruan një ndjekës Trejsit.

"Je tu kopju Oriola Marashin pak", i shkruan një tjetër.

Trejsi ka zgjedhur mos t'i përgjigjet këtyre komenteve.