VIDEO/ Një dhomë si në përralla ajo e vajzës së Ledina Çelos

Prej vitesh është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Gjermani ku ka krijuar familjen e saj të adhurueshme më bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Gjithashtu këngëtarja e njohur Ledina Çelo vazhdon të jetë shumë aktivë në rrjetin social Instagram ku poston çdo ditë foto të së përditshmes të cilat nuk kalojnë pa marrë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Kështu ndodhi dhe në postimet e fundit të këngëtares në Isntastory ku të gjithë ndjekësit mbeten të habitur nga dhoma e vajzës së saj.

Dhoma duket sikur është shkëputur nga një pjesë të përrallave të Disney në të cilën shfaqet dhe vogëlushja.

Brenda dhomës ka gjëra vajzash, kukulla e flutura, ndërsa në mes qëndron një kolltuk në ngjyrë rozë që është tejet i lezetshëm.