'Jam e pafajshme', flet për herë të parë Loredana

Gazeta zvicerane "20 minuten", ka kontaktuar me Loredana Zefin pas akuzave për vje.dhjen e 900 mijë frangave.

Gazeta shkruan se Loredana e ka pranuar se 900 mijë franga i takojnë familjes Z. të cilët e akuzuan për vjedhjen, por nuk e ka pranuar se ajo ishte pjesë e marrjes së tyre. Loredana ka thënë se vëllezërit e saj e kanë bërë këtë dhe ajo nuk ka asnjë lidhje.

"Ju e dini, bëj gjithçka për drejtësi. Ju thjesht nuk duhet t’i besoni të gjithëve", ka thënë këngëtarja. Loredana u arrestua dje në mbrëmje në një apartament në qytetin e Lucernit dhe shtëpia e saj u bastis.