Tragjike! Ushtari britanik vritet nga elefanti

Një ushtar britanik është mbytur nga një elefant gjatë një operacioni kundër gjuetisë ilegale. Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë Ministria Britanike. Ushtari Mathew Talbot ishte në patrullë në Malawi kur u mbyt nga elefanti.

“Ai ishte një ushtar i vërtetë, i përgatitur fizikisht plot energji dhe përkushtim.Ai e humbi jetën duke mbrojtur speciet e rrezikuara që ato të jetojnë për gjeneratat e ardhshme. Jam thellësisht i pikëlluar me lajmin për vdekjen e ushtarit Matheë Talbot, i cili vdiq ndërsa po bënte punë jetike për luftën kundër gjuetisë ilegale në Malaëi”- u shpreh sekretari i Mbrojtjes, Penny Mordaunt.

“Ky incident tragjik më sjell ndërmend rrezikun me të cilin përballet ushtria jonë duke mbrojtur speciet më të rrezikuara në botë”-shtoi ai, shkruan “The Guardian”.