E bujshme! Këngëtarja e njohur drejt martesës së katërt

Duke folur për Today‘s Savannah Guthrie, këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez zbuloi se kishte planifikuar të martohej sërish. Por propozimi i të fejuarit Alex në mars me një unazë diamanti 16 karat ishte një 'shok' për të edhe pse kishin diskutuar për të kaluar pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku.

"Dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime me dikë,"-tha 49-vjeçarja. "Dua të plakem me dikë. Mendoj se ky është qëllimi. Të gjesh një partner për të ecur në gjithë këtë gjë që kalojmë."

Lopez dhe Rodriguez njoftuan fejesën 7 javë pas festuan 2 vjetorin e lidhjes.

"Ne vetëm plotësojmë njëri-tjetrin. Ai është shumë përkrahës. Më lejon të jem vetvetja Unë dua që ai të shkëlqej në mënyrë më të mirë të mundshme dhe të japë më të mirën e vetes. Ne vetëm ndihmojnë njëri-tjetrin të jemi njerëz më të mirë, në një farë mënyrë."

Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve binjakë 11-vjeçarë, Emme Maribel dhe Maximilian “Max” David me ish bashkëshortin Marc Anthony. Ndërsa Rodriguez është baba i dy vajzave Natashës, 14 vjeç dhe Ella, 11 vjeç, me ish bashkëshorten Cynthia Scurtis.