Këngëtari i njohur anulon koncertet, njihuni me arsyen

Këngëtari i njohur Eros Ramazzotti ka anulluar turin botëror të koncerteve.

Kjo vjen pasi atj iu shfaqën disa probleme me kordat vokale. Ai për disa muaj nuk do këndojë pasi ka vendosur ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmin e bëri të ditur nga një psotim në rrjetin social facebook.

Ai filloi koncertet në muajin shkurt dhe performoi në një numër shtetet të Evropës. Dhe pritej të udhëtonte drejt Amerikës së Veriut, asaj Qëndrore dhe Jugore për të zhvilluar koncerte.

Il Vita ce n’è Ëorld Tour debutoi në Mynih më 17 shkurt dhe  me 80 koncerte në mbarë botën Ramazzotti do festonte 35 vjetorin e karrierës së tij.

"Më vjen keq për fansat e mi në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Amerikën e Jugut,"-shkroi ai, ndërsa shtoi: "Të gjithë këtë do ta rikuperoj në vitin që vjen."

Ai postoi një foto nga Hamburgu, Gjermani, së bashku me mjekun që do ta operojë, profesor Markus Hess, që e falënderoi për profesionalizmin e tij