FOTO/ Ajax-Tottenham, notat e lojtarëve. Ja si u vlerësua heroi që kualifikoi anglezët

Ajaxi zhvilloi në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League kundër Tottenhamit, shkruan Syri.net.

Ishte një gjysmëfinale dramatike, ku Tottenhami përmbys jo vetëm humbjen në Londër, por edhe dizavantazhin 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Ajax. De Ligt në minutën e 5-të dhe Ziyech në të 36’ ishin autorët e golave.

Në pjesën e dytë, në një kundërsulm të anglezëve, Lucas Moura në minutën e 55-të shënon, duke rihapur takimin.

Braziliani shënon sërish pas një rrëmuje në zonë në të 59’, duke bërë gjithçka emocionuese.

Në fund, në minutën e 95-të, Lucas Moura bën surprizën e madhe, duke shënuar golin e tretë.

Festë te Tottenhami, lot e zhgënjim tek Ajax. Finalja e madhe e Championsit do jetë Liverpool-Ajax.

Tre gola nga Lucas Moura, i cili u vlerësua me notën maksimale, 10.

Shihni vlerësimet në tabelën e mëposhtme.