Meta takon Mogerinin: Integrimi evropian e vetmja rrugë përpara
Presidenti Meta është takuar këtë pasdite me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogerini.
Meta shkruan se pavarësisht sfidave që mund të kapërcehen me dialog, integrimi evropian është e vetmja rrugë përpara.
‘Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara.
Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.????????????????????,-shkruan Meta