Arrestohet shoferi shqiptar, po transportonte 14 shtetas të huaj me mikrobus

Një shtetas shqiptar u arestua ditën e sotme në flagrancë nga Policia Kufiare në fshatin Lin të Pogradecit ndërsa transportonte 14 shtetas të huaj drejt Kosovës,

Shtetasi me inicialet E.B po e kryente transportin me nëj mikrobus tip Mercedes Benz për kundër një pagese prej 50 euro për person.

Informacion paraprak:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.B, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në fshatin Lin, me mjetin minibus tip “Mercedes-Benz”, duke transportuar drejt Kosovës kundrejt shumës 50 Euro për person, 14 shtetas të huaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.