FOTO/ Meghan dhe Princ Harry i prezantojnë botës vogëlushin e tyre

Meghan Markle dhe princ Harry, të cilët u bënë prindër për herë të parë më gjashtë maj, i prezantuan sot botës të porsalindurin. Meghan dhe Harry u shfaqën para kamerave me djalin e tyre në Windsor Castle .

“Është magji, është shumë e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë, kështu që unë jam shumë e lumtur”- është shprehur dukesha, e cila dukej për mrekulli me fustanin e bardhë, ndonëse kanë kaluar vetëm 72 orë nga sjellja në jetë e foshnjes mbretërore.

Të pyetur se kujt i ngjan bebja, çifti ka treguar se ai është duke ndryshuar çdo moment dhe se për këtë nuk mund të thuhet ende diçka. Sa i takon emrit të vogëlushit, Meghan dhe Harry nuk e shuan kuriozitetin e mbarë botës.

Fëmija e tyre i parë është futur në historinë e monarkisë britanike si i pari me gjak afro-amerikan.