Sherr në mes të rrugës, shqiptarët masakrojnë me thika dhe shkop bejsbolli dy persona

Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali dhe dolën para gjykatës pasi sulmuan me thikë dhe shkopa bejsbolli dy persona të tjerë në zonën e Perugias

Përplasja ka ndodhur në rrugë, ku shqiptarët kanë goditur fillimisht me shkop bejsbolli makinën ku ndodheshin personat, më pas janë munduar ti nxjerrin ata nën kërcënimin e thikës nga makina.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka gjetur një person të shtrirë në tokë i cili ishte i mbuluar me gjak.

Gjykata ka vendosur revokimin e masës së arrestit shtëpiak për shqiptarët dhe ka vendosur detyrim paraqitjen, ndërsa ata nuk mund të largohen nga territori i Perugias dhe nuk kanë të drejtë të dalin nga shtëpia para orës 7 të mëngjesit dhe pas orës 20:30.