Sherr mes Duas dhe Ritës, mediat botërore: U shmangën në ‘Met Gala’

Dy yjet me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa ishin të pranishme në “Met Gala” këtë vit. Të dyja shkëlqyen me veshjet e tyre ekstravagante në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen e mediave.

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm për pamjen, por gjithashtu për marrëdhënien e nderë mes tyre.

Daily Mail i ka dedikuar një shkrim dy këngëtareve duke shkruar se janë munduar të evitojnë njëra-tjetrën në këtë event.

Thuhet se dy këngëtaret janë në një zënke jo të bërë publike në media dhe momenti kulminant  arriti kur të dyja kanë parakaluar në tapetin e kuq të “Met Gala”, duke shfaqur hapur rivalitetin mes tyre.

23-vjeçarja Dua Lipa është lodhur dhe mërzitur nga krahasimi me 28-vjeçaren, pasi dëshiron të identifikohet për origjinalitetin e saj.

Ndërkohë një burim është shprehur me herët për  “The Sun”:

“Është për të ardhur keq pasi ato kanë patur një marrëdhënie të afërt dhe Dua është shprehur shpesh sesa shumë e admironte Ritën. Madje ajo ka thënë se do të dëshironte si ishte si Rita në të ardhmen. Por tashmë gjërat nuk janë më si më parë dhe Dua po përpiqet të mbajë distancë nga Ora, fakt që nuk e fsheh.”

Ndërkohë Rita është e dëshpëruar që të shmangë një takim me Duan. Megjithatë kishte shumë dëshirë të merrte pjesë në “Met Gala” duke e lënë këtë sherr pas.

Gjithashtu dy këngëtaret kanë takuar veç miken e tyre të përbashkët Katy Perry dhe kanë bërë foto me të.