Ish-gjyqtari: ‘Ylli’ i Liverpoolit duhej ndëshkuar me karton të kuq, ja çfarë i bëri Messit

Ish-gjyqtari i Premier Leagues, Mark Halsey ka thënë se Andy Robertson duhet ndëshkuar me kartonin e kuq pas incidentit me Lionel Messin.

Nga dy gola të shënuara prej Georginio Wijnaldum dhe Divock Origi, ishin vendimtare që Liverpool të kalonte në finale të Ligës së Kampionëve.

“Nuk mund ta argumentosh atë veprim, Andy Robertson duhet të përjashtohej nga loja, pasi e shtyu Messin në kokë”, tha fillimisht ai.

“Rregullat tregojnë qartë se një lojtarit nuk i lejohet që të bëjë veprime të tilla ndaj kundërshtarit dhe nga gjyqtari i ndeshjes, lojtari duhet përjashtuar nga loja.

 “Momentin që ju e godisni kundërshtarin mbi qafë e sipër, atëherë automatikisht është karton i kuq”, ka shtuar më tej Mark Halsey.