Derbi kryeqytetas, Partizani me 3 mungesa të sigurta ndaj Tiranës

Java përgatitore e Partizanit për derbin e së dielës ka nisur dje.

Një ditë pas fitores 3-0 në Vlorë, të kuqtë udhëtuan drejt Strugës për t’i shprehur ngushëllimet Egzon Belicës për humbjen e babait, ndërsa e hëna u la pushim.

Dje “demat” kanë kryer seancën e parë për derbin, ku do të kenë disa mungesa, shkruan panorama. Telushi, Asani dhe Mensah janë mungesa të sigurta, por në ditët në vijim pritet të sqarohet edhe gjendja fizike e Jurgen Bardhit, që mungoi ndaj Flamurtarit.