Lirohet Loredana Zefi

Loredana Zefi është liruar pasi mbrëmjen e së martës (7 maj) është arrestuar nga policia zvicerane, nën akuzën e kërcënimit dhe zhvatjes së një çifti bashkë me të vëllanë Berat.

“DeinUpdate” konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia, Loredana është liruar.

“Informacione të reja për çështjen e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, janë publikuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.

Sipas njoftimit, zëdhënësi i policisë, Simon Kopp deklaroi se nuk ka rrezik se këngëtarja mund të largohet. Ajo është marrë në pyetje të martën dhe ka vazhduar edhe sot të japë deklarata.

Loredana dhe vëllai i saj i madh Berati, thuhet se i kanë marrë para shtetases Petra Z. 52 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Hans 53 vjeç.

Reperja akuzohet se i ka zhvatur shtetases zvicerane rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga, që në total kapin shifrën e 900.000 frangave.

 “Më kanë mashtruar, shantazhuar, detyruar dhe kërcënuar”, thotë Petra Z. në një intervistë për median zvicerane “20min.ch’.iconstyle