Publikohen Foto për herë të parë të Almedës pas lindjes:Jam mbi re...

Ditë më parë çifti shumë i dashur për publikun shqiptar dhe atë turk, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë.

Almeda solli në jetë një djalë dhe lajmi i bukur u mësua nga mediat turke.

Të shumta ishin foto të publikuar në rrjete sociale ku tregonin atmosferen që kishin përgatitur për ardhjen në jetë tëvogëlushit Efehan.

Dhe mbrëmjen e kaluar çifit së bashku me djalin në krah ka lënë spitalin ku sipas “Hurriyet” thanë se e kishin bërë edhe synet.

'Jam shumë e lumtur, aktualisht jam mbi re”, tha Almeda Abazi, të cilës nga emocionet i dridhej edhe zëri.

Ndërsa Sayisman tha se “ishte një lindje e vështirë. Faleminderit Zotit, edhe bashkëshortja edhe fëmija janë mirë.”

Më parë, Sayisman ka theksuar për median turke se Almeda meritonte një medalje për sakrificën e saj për 12 orë rresht në mënyrë që të lindte fëmijën në mënyrë natyrale.