Kush është politikani dytë më i ndjekur në mediat sociale në botë?

Narendra Modi nuk është vetëm mbreti i mediave sociale në Indi, por edhe në botë. 

Kryeministri indian është bërë politikani i dytë më i ndjekur në platformat e mediave sociale në nivel global me një audiencë të përgjithshme prej rreth 111 milionë njerëzish në Facebook, Twitter dhe Instagram, sipas studimit të ri të firmës SEMrush në Boston (kompani për menaxhimin dhe analizës së shikueshmërisë në internet).

I vetmi politikan që e konkurron atë bindshëm është ish presidenti amerikan Barack Obama, i cili ka rreth 182 milionë ndjekës.

Rahul Gandhi i Kongresit Kombëtar Indian është i vetmi indian tjetër që shfaqet ndër gjashtë të parët.

Sekreti i suksesit të Modit duket të jetë aftësia e tij për të qenë shumë aktiv në Twitter. Nga të gjitha platformat e mediave sociale, Twitter shërben si fole e numrit maksimal të audiencave aktive politike, vendore dhe globale, vuri në dukje raporti. 

Modi është politikani më aktiv në Twitter me rreth 458 postime vetëm në muaj mars-prill 2019.

Në studimin e SEMrush, postimi më i ndjekur në muajin prill të këtij viti ishte ai ku aktori i Bollywoodit, Akshay Kumar i drejtohet Modi-it, i cili ka mbi 18,000 retweets dhe 90,000 pëlqime.

Sidoqoftë vlen të theksohet se jo e tërë audienca e kësaj platforme sociale është reale.Burimi:SCAN