VIDEO/ Magjistricat rumune, që të heqin qafe dashnoret nga interneti dhe tani duan të përmbysin qeverinë

“Përsërite pas meje! Të jem bashkë me atë që dua” këndon një familje magjistricash rumune në një thirrje me video direkt me një kliente në Indi, që ka paguar për një magji dashurie.

“Një magjistricë vërtet e fuqishme mund t’i zgjidhë problemet nga distanca”, shpjegon 20-vjeçarja Cassanda Buzea.

“Nuk është celulari apo faceboo që e bëjnë magjinë. Janë fjalët që ne themi, ritualet që ne bëjmë dhe mjafton ta shikojmë njeri-tjetrin në sy që rituali të bëjë punë.”

Kësisoj, fuqia e internetit ka lejuar komunitetin e fallxheshave rumune që gradualisht, ta përçojnë aftësinë e tyre spirituale në internet.

Magjia ka qënë prej një kohe të gjatë, traditë mjaft popullore në vendet e Europës Lindore dhe shumë prej katërmijë këtyre magjistricave janë duke joshur klientë nga Evropa, Azia dhe SHBA.

Kjo familje magjistricash rumune në video po shfrytëzon një thirrje me vide për të komunikuar me një kliente në Indi, që ka paguar për një magji dashurie. Gratë ndodhen në Mogosoaia afër Bukureshtit dhe fotoja është bërë më 25 prill 2019.

 Buzea tha se ishte gjenerata e re që kishte bindur të vjetrën për fuqinë e “selfieve” dhe nëna e saj e kishte përvetësuar menjëhërë.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, zanati është njësoj, por tani është më e lehtë për ne që të jemi në kontakt me klientët nga vendet e tjera të botës,” tha Mikela Minca, e cila i mësoi vajzës së saj Buzea, zanatin familjar të magjisë.

DASHURI SHËNDET PARA

Këto gra nuk treguan se sa fitojnë nga punë, por ato thanë se leximi i letrave tarot fillonte me 50 euro. Megjithatë, shumë nga ritualet speciale, shumica që kanë të bëjnë me dashurinë, shëndetësin dhe paranë, mund të kushtojnë me qindra euro.

Magjistricat thanë edhe se kohët e fundit ato e kishin vëmendjen nga politikat dhe protestat anti-korrupsion.

Minca tha se lidhej me internet me magjistarë nëpër Evropë dhe SHBA, me qëllim që të bënin një mallkim ndaj deputetëve rumunë që i shihnin ato si të korruptuara.

Nëpërmjet internetit, online, ky grup kishte bërë një ritual masiv në të njëjtën kohë me bashkëpunëtorët që kishte jashtë vendit kundër atyre “që nuk shihnin punët e tyre, që kishte synime të këqija, që të humbisnin postet e tyre dhe të vuanin nga sëmundjet,” tha Minca.

“Ne do ta vazhdojmë ritualin tonë edhe më 25 maj. Ne do të bëjmë një ritual të fuqishëm kundër qeverisë rumune dhe në 26 maj kur të mbahen zgjedhjet europiane, ne do të hedhim magjinë tonë për të mirën e vendit.”/ar/sh/SYRI.NET