FOTO/ Ora ‘Atlantic’ futet në parlament

Prej javësh është kthyer në personazh dhe sot më në fund është futur në parlament.

Bëhet fjalë për Kujtim Gjuzin kreun e Partisë Konservatore i cili sot është betuar si deputet i ri i Kuvendit.

Deklaratat e Gjuzit kanë shkaktuar shpesh humor dhe tallje në rrjetet sociale.

Një prej tyre ka qenë edhe fakti se Gjuzi ishte konsultuar me amerikanët pasi mbante në dorë një ‘orë Atlantic’.

E sot kjo orë është futur në parlament dhe Gjuzi ka bërë edhe fotot me orën në dorë.