Klopp: Kush është Barça? VIDEO-ja që po bën namin pas përmbysjes së 'çmendur'

Një video e vjetër e Jurgen Klopp po bën namin në rrjetet sociale kjo menjëherë pas eliminimit të Barcelonës nga Champions League.

Tekniku i të kuqve pyeti disa fëmijë në kuzhinën e një hoteli në Amerikë, se cilën skuadër ata mbështesnin.

Teksa gjermani priste që ata të thoshin Liverpoolin, njëri prej tyre e befasoi duke iu përgjigjur “Barça”.

“Barça? Kush është Barça?”, reagoi me shaka trajneri gjerman.

Tashmë kjo video është shpërndarë në rrjet pasi Liverpooli mbrëmjen e djeshme arriti të bënte përmbysjen e pabesueshme duke fituar me rezultatin 4-0 në “Anfield” përballë Barcelonës.