‘Rikthehet dimri’/ Ja ç’do ndodhë me motin ditën e nesërme
Ditët e para të muajit maj kanë qenë si ato të një vjeshte të ftohtë për të mos thënë dimër.
Por duket se moti i tillë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e nesërme.
Sipas të dhënave, temperaturat do të jenë të pazakonta për stinën.
Më poshtë parashikimi i motit:
Dita e mërkurë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.
Era do të jetë nga veriperëndimi 2-12m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit dhe rritje në ato të mesditës.
Me konkretisht:
Zonat malore 3 gradë deri në 18 gradë
Zonat e ulëta 6 gradë deri në 22 gradë
Zonat bregdetare 9 gradë deri në 21 gradë