Edi Rama shkon më tej, arreston ish-deputetin Klevis Balliu

Policia ka arrestuar ish-deputetin demokrat Klevis Balliu.

Kjo hakmarrje e pastër e Kryeministrit Rama, erdhi pas përplasjes së madhe të ndodhur sot te Unaza e Re ku banorët i prenë rrugën Ramës.

Balliu më herët u shoqërua nga policia dhe mësohet se masa e arrestit i është komunikuar në dhomat e paraburgimit në Komisariatin nr 6. 

Bashkë me Balliun është arrestuar edhe një protestues tjetër, nga banorët e Unazës.