Publikohen çmimet e biletave për derbin: Partizani –Tirana

Klubi i Partizanit ka bërë publike çmimet e biletave për derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.

Ndryshe nga herët e tjera, vihet re një rritje e çmimeve të biletave, teksa një biletë në tribunat qendrore do të kushtojë 2500 lek të reja, ndërkohë që në të gjitha tribunat  e tjera çmimi do të jetë 500 lek të reja.

Biletat do të dalin në treg ditën e mërkurë rreth orës 10:00 të paradites, ndërsa takimi do të luhet ditën e diel në orën 16:30.