Gruaja e Iscos: Mendoja se nuk ngelesha shtatzëne, njerëzit kanë turp!

Mesfushori i Realit të Madridit, Isco së shpejti do të bëhet baba.

Bashkëshortja e tij, aktorja spanjolle Sara Sálamo, do të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit pas disa viteve bashkëjetesë. Në një intervistë për mediet e vendit iberik, Sara tregon vështirësitë që ka hasur për të patur fëmijë.

“E konsideroj veten me shumë fat, nuk mendoja se do të kisha fëmijë. Dihet dhe flitet shumë pak për problemet që kanë njerëzit për t’u riprodhuar. E kanë për turp të flasin dhe unë nuk i kuptoj”, tha ajo.