VIDEO/ Shënon golin e karrierës, Kompany çon Manchester Cityn drejt titullit

Manchester City, edhe pse me mjaft vuajtje, fitoi 1-0 në shtëpi ndeshjen e parafundit të kampionatit kundër Leicesterit, shkruan Syri.net.

Ishte kapiteni Vincent Kompany i cili me një supergol të shënuar në minutën e 70-të, me një gjuajtje të fortë nga distanca, i jep fitoren citizienëve.

Manchester City ngjitet në kuotën e 95 pikëve, 1 më shumë se Liverpooli.

Në ndeshjen e fundit, skuadrës së Guardiolës i duhet sërish fitorja në fushën e Brighton, për t’u shpallur kampion në Premierligë.