Vrasje të vogla/ Pelin blen shtëpinë e Merves, ja ç’do ndodhë nesër

Arzu i tregon Ojas që e dinte se kompania e Serhanit po falimentonte. Serhan pëson atak paniku në burg. Oja shkon në burg dhe i vjen në ndihmë Serhanit. Serhan ëndërron sikur është në bregdet me Ojan duke kaluar momente të lumtura.

Oja i premton Serhanit se do ta nxjerrë nga burgu. Burxhu mëson se Merve do shesë shtëpinë dhe i kërkon Mehmetit që ta blejnë. Nihal njofton Merven se shtëpia u shit por blerësi është sekret.

Merve shkon të firmosë kontratën e shitjes dhe tronditet kur mëson se shtëpinë e ka blerë Pelini. Pelin dhe Tajlan zhvendosen në shtëpinë e Merves. Pelin ndihet fituese. Serhan mëson se Rëza ja ka mbathur.

Merve i dërgon Serhanit një video të Milës me anë të avokatit. Serhan dyshon se vjedhjen në kompani e ka bërë Rëzai. Pelin mban një festë në shtëpinë e re. Oja dhe Arzu nuk pranojnë të shkojnë në festën e Pelinit.

Merve njofton Ojan se Serhan do lirohet me kusht. Burxhu i bën komplimenta Pelinit që të afrohet më shumë me të për interesin e saj. Pelin i premton Burxhus se do e rregullojë çështjen e shtëpisë./revistawho