Lapsus apo papërgjegjshmëri? Edhe pas 11 orësh Rama ‘nuk ia mësoi’ emrin ushtarakes së rënë në krye të detyrës

Kryeministri Edi Rama e ka reklamuar veten si një njeri me shqipe të pastër dhe që e ka penën e bukur. Por postimi i para 11 orëve në Twitter, ku shpreh ngushëllimet për ushtaraken shqiptare të rënë në krye të detyrës në Letoni, vijon të jetë i pandryshuar, megjithëse ka një gabim shumë të madh dhe trashanik, emrin e Zarife Hasanajt.

Pavarësisht reagimeve të ndryshme, siç ishte edhe ai i gazetarit Dritan Kaba, postimi qëndron ende në faqen zyrtare të kryeministrit, i pandryshuar.

“Kulmin ky njeri, ose nën ndikim e guruve ose substancave narkotike, e arriti me twiterin e tij për humbjen e jetës së nellntëtares Zarife Hasanaj. Pa as me të voglën përgjegjësi shtetari i shkruan emrin gabim të ndjerës. Një shenjë nënvleftësimi dhe arrogance. Pikërisht se atij nuk i behet vonë as i ka në llogari jetët e humbura në shërbim të shtetit. Edi Rama arrin në kulmin e tij kur as dënjon të urojë shërim të shpejtë për dy ushtarakët e tjerë të plagosur në këtë incident tragjik, madje nuk i përmend as emrin Majorit Klodian Tanushi dhe rreshterit Julian Kapaj. Ky është njeriu që kemi për Kryeministër. I pashpirt, i papërgjegjshëm, arrogant me jetët njerëzore. Për këtë njeri rëndësi kanë vetëm PPP, oligarkët dhe krimi i organizuar. Atyre ua di jo vetëm emrat, por edhe nofkat me saktësi”, do të shkruante Kaba në reagimin e tij.

Por sërish kreu i qeverisë vijon me arrogancën dhe mospërfilljen e tij. Pa harruar edhe përmendjen në postim të dy ushtarakëve të tjerë shqiptarë, të plagosur në ngjarjen e mëngjesit të sotëm.

Nëse kryeministri ka sado pak respekt për ushtaraken e rënë në krye të detyrës, një akt që na bënë krenarë pasi tregoi se femrat shqiptare nuk vriten vetëm në ngjarje banale, por edhe kur bëhet fjalë për lirinë dhe demokracinë edhe përtej kufijve të Shqipërisë, të paktën të rregullojë emrin e të ndjerës në postimin e tij. /Syri.net