FOTO/ Meta në iftarin e KMSH-së: Respekt ndaj besimtarëve shqiptarë për përkushtimin e tyre ndaj Atdheut e Zotit

Komuniteti Mysliman Shqiptar me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit shtroi një darkë iftar, ku merrte pjesë edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit uron besimtarët myslimanë për agjërim të mbarë e të pranuar.

“I nderuar të merrja pjesë sot në darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për të ndarë së bashku me Haxhi Bujar Spahiun dhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare, nderimin për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit dhe respektin tim të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë për përkushtimin e tyre ndaj Atdheut e Zotit!  Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit! Agjerim të mbarë e të pranuar!”, shkruan presidenti Meta në Facebook.