FMN kritikoi ashpër qeverinë, Soko për Syri. net: Kreditorët s'kanë më besim te Rama, ekonomia rrezikon kolaps

Fondi Monetar Ndërkombëtrar kryqëzoi sot qeverinë shqiptarë përsa i përket borxhit publik që ka shkuar në 70 për qind si edhe për PPP-të që shikohen si rrezik për stabilitetin financiar, Eksperti i ekonomisë Pano Soko për Syri.net tha se tashmë kreditorët e kanë humbur besueshmërine te qeveria shqiptare dhe nëse japin borxh do ta japin me interesa më të larta. Ndërkohë që rritja e borxhit, nuk dihet se ku kanë shkuar paratë.

“Ështëv praktikisht një rrjedhojë e të gjithë paralajmërimeve që janë dhënë më përpara që pavarësisht FMN është munduar të ruajë gjuhën diplomatikë, sot iu bashkua edhe FMN korit të ekspertërve vendas të cilët kanë kohë që e paralëjmërojnë një gjë të tillë.

Çfarë po ndodh? Po ndodh ajo që qeveria po ezauron burimet për rritjen  ekonomike.

Është ajo që që niveli i borxhit është në nivele maskimale,  dhe sot jemi në 70 për qëind të GDP.

Avancimet  me projekte të cilat qeveria shqiptare ka parashikiar, që përfshijnë edhe PPP apo të ngjashme, praktikisht FMN tha se po ezauroni burimet ekonomike.

Nëse nuk i menaxhoni mirë këto që janë, do të përballeni me një rritje ekoniomike të rrezikuar.

Dhe ky është problemi kryesore. E dyta është konsolidimi fiskal.

Edhe pse qeveria Rama erdhi para 6 vitesh për ta rregulluar borxhin, sot kemi një pasqyrë që vjen duke u përkeqësuar.

Kishim një borxh 6.3 mi.iard euro, sot është 9 miliard euro.

Pra kemi rritur rreth 15 për qind të rritjes së borxhit.

Kjo është pyetja që ngre FMN, ku kanë vajtur kjo para.

Premtuam një komsolidim fiskal, që në vitin 2018 do të mbetej të njëtin nivel borxhi, dhe jo vetëm nuk u arrit, po pyetja ku kanë shkuar.

Tashmë kreditorët nuk mund të na japin me borxh pa fund. Tashmë nuk mund të na japin më borxh me çmimin që na kanë dhënë, por me interesa të tjetra. Dhe inverstorët kërkojnë para më shumë për rrezikun.”, tha Soko.