Aksident në Milot - Mamurras, 4 të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Milot-Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut”.

Raportohet për katër persona të plagosur rëndë.  Policia dhe ambulancat kanë arritur në vendin e ngjarjes. 

Katër të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Një ditë më parë në superstradën Lezhë-Shkodër u përplasën nga një makinë burrë e grua të cilët ishin duke udhëtua me motor, ku si pasojë e plagëve të marra, burri humbi jetën.