Mediat italiane: Interi ‘godet’ në merkato, blerja e bujshme kryen testet mjekësore

Diego Godin është lojtari më i ri i Interit.

Të paktën kështu raportojnë mediat në Itali të cilat bëjnë me dije se mbrojtësi i Atletico Madrid, Diego Godin, ka kryer testet mjekësore me klubin zikaltër.

33-vjeçari do të bëhet lojtari më i paguar i Interit ku do të përfitojë plot 6.75 milionë euro në sezon.

Uruguaiani ka kaluar nëntë vitet e fundit të karrierës së tij tek Atletico, duke zhvilluar me këtë klub mbi 300 paraqitje në të gjitha garat.