Klopp para ndeshjes: Ja plani im për të bërë përmbysjen e madhe ndaj Barçës!

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës në Champions League.

Në një deklaratë për mediat, strategu gjerman konfirmoi mungesën e rëndësishme të dyshes Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, shkruan tabloidi britanik "Mirror", raporton SYRI.net.

Klopp e ka një plan që sipas tij mund të bëjë përmbysjen e çmendur në “Anfield”.

“Dy nga sulmuesit më të mirë në botë Salah dhe Firmino nuk janë të gatshëm për nesër dhe ne duhet të shënojmë katër gola’’, konfirmoi fillimisht ai.

“Nuk na e bën jetën më të lehtë por ne do ta provojmë për 90 minuta në të gjitha mënyrat për të shënuar dhe për të marrë kualifikimin. Do të hidhemi të gjithë në sulm.

“Ky është plani im për ndeshjen në “Anfield”. Nëse arrijmë të bëjmë përmbysjen do ishte e mrekullueshme. Por nëse nuk arrijmë kualifikimin, atëherë le të dështojmë në mënyrën më të mirë.

“Për të mundur Barçën duhet të bëjmë ndryshime, kemi kohë edhe 24 orë për ta bërë këtë...’’, përfundoi deklaratën Klopp.

Kujtojmë që Barcelona është pranë finales së madhe pasi ndeshjen e parë në “Camp Nou” arriti të fitojë me rezultatin 3-0.