Teksa po shpëtonte një shoqe, DJ i famshëm humb jetën

DJ australian Adam Sky ka vdekur në një incident gjatë pushimeve në ishullin indonezian të Balit.

42-vjeçari raportohet se u plagos rëndë duke u përpjekur të ndihmonte një shoqe që kishte pësuar lëndime të shumta.

Ai po nxitonte për të ndihmuar miken e tij duke thyer një derë qelqi që i shkaktoi plagë të rënda dhe humbje gjaku.

Sipas njoftimeve, ajo kishte rënë disa metra nga tarraca e banesës së tyre.

Një njoftim zyrtar që konfirmon vdekjen e DJ është postuar në faqen e tij zyrtare Instagram.

Sky, emri i vërtetë i së cilit është Adam Neat, u rendit si DJ i tretë më popullor në Azi vitin e kaluar.

Ai u konsiderua një yll në rritje  nga  JUICE Magazine Asia.