VIDEO/ Zarifja la nënën, la vëllanë...'I afërmi i ushtarakes që u vra në Letoni flet me gazetarët

Gazetarët janë drejtuar sot për në Babrru, pranë Tiranës, aty ku familja e Muharrem Hasanajt po përjeton dhimbjen më të madhe të jetës: Vdekjen e vajzës së tyre Zarifes, Zarifes nëntetare, e cila ishte me mision të NATO-s në Letoni për çminimin.

"Familja nuk është në gjendje për momentin të flasë, - tha Adem Osmanaj, i afërm dhe fqinj i familjes. - Zarifja ka në shtëpi, nënën e saj dhe vëllanë, Janë katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.... Ka 3-4 muaj në mision, sot e morën vesh nga televizioni që vdiq.

Familjen nuk e ka në Tropojë, e ka këtu. Nga Tropoja ne vijmë. E kam nga fshati, e kam njeri timin..."

Aty mësohet se babai i Zarifes nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur familja ka marrë lajmin e kobshëm, pasi ishte duke u kthyer nga një varrim në Tropojë.