FOTO/ Barcelona udhëton drejt Britanisë, një hap larg finales së Championsit

Lojtarët e Barcelonës kanë nisur udhëtimin drejt Britanisë së Madhe pasi ditën e martë do të luajnë në “Anfield” përballë Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Vendasit do të synojnë përmbysjen e çmendur ndërsa katalanasit do të kërkojnë administrimin e lojës dhe ruajtjen e avantazhit prej 3-0 të ndeshjes së parë në “Camp Nou”.

Mesditën e sotme do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore për tu ambientuar me terrenin në “Anfield”.

Ndërsa në orën 18:00 Barcelona ka njoftuar se trajneri Ernesto Valverdes do të dalë në konferencën për mediat.