Perimet me hormone, Rama tallet me konsumatorët: Europa nuk ka kthyer asnjë kamion

Kryeministri Edi Rama mohon që produktet shqiptare të jenë me hormone.

Gjatë një tyreze për sigurinë ushqimore, kreu i qeverisë tha se vitin e kaluar nga Shqipëria u eksportuan 300 mijë ton produkte bujqësore në BE dhe nuk është kthyer asnjë kamion.

Ja çfarë tha Edi Rama: Sipërmarrësit që i janë kushtuar eksportit, të cilët vitin e kaluar kanë eksportuar rreth 300 mijë ton produkte shqiptare dhe nuk kanë marrë prapsht asnjë kamion nga vendet e BE. Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësore do të ishin produkt i hormoneve do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte këtë trend shumë pozitiv të eksporteve dhe do të ishte e pamundur të kalohej filtri rigoroz i BE. Një gamë e gjerë produktesh bujqësor, që rritet dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të dëshiruar. 

Por gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë nuk sqaroi që ato prdukete për të cilat flet media dhe opinioni publik shkojnë apo nuk shkojnë në BE që të marrin çertifikimin e pastaj të kthehen në Shqipër që të tregtohen për konsumatorin shiptar.

Kjo është të tallesh rëndë me ata njerëz që blejnë e konsumojnë produkte që nuk kontrollohen. Pasi, për të shpjeguar kreun e qeverisë, ato produkte që shiten nëpër tregjet shqiptare nuk shkojnë një herë në BE e pastaj të vijnë këtu të kontrolluara, por dalin direkt nga fermat dhe serat e fermerëve të pandergjegjshëm dhe shkojnë në tavolinat e shqiptarëve.

Pra nuk ka kontroll as të helmeve që hyjnë në Shqipëri, as të prodhimit të tyre por as të produketve që shiten. Këtë të shpjegojë Edi Rama.