FOTO/ Këta janë artizanët që krijojnë veshje me lëkurë peshku

Steinunn Gunnsteinsdóttir pranon se familjes së saj iu deshën më shumë se disa përpjekje për të qenë në gjendje të bënin lëkurë nga lëkura e peshkut.

"200 herët e para kemi bërë vetëm supa peshqish dhe madje me aromë të keqe," thotë ajo.

Zonja Gunnsteinsdóttir është menaxherja e shitjes së kompanisë Islandeze Atlantic Leather, e cila zotëron një fabrikë lëkurësh të vetme në Evropë.

Duke jetuar në një fiord në bregun e largët të Islandës në veri, që nga viti 1994 ka përpunuar lëkurat e salmonit, barbunjve, merlucëve etj.

Procesi i përgatitor zgjat mes tre dhe katër javëve dhe 19 punonjës tani prodhojnë 10,000 lëkurë, ose pothuajse një ton, prej lëkure peshku në muaj.

"Era e peshkut zhduket në fazat e hershme, pastaj ajo mban erë si çdo lëkurë e zakonshme", shton zonja Gunnsteinsdóttir, e cila është vajza e themeluesve.

Kompania merr të gjithë peshqit e saj nga rezervat e qëndrueshme, nëpërmjet flotës së peshkimit të Islandës, Norvegjisë dhe Ishullit Faroe, dhe ndryshe nga shembujt më të këqij në industrinë globale të lëkurës së lopës, procesi i saj i përpunimit është miqësor me ekologjinë.

Marrë nga: express.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net