FOTO/ Gashi i thotë troç këngëtares së famshme: Do të martohem me ty

Para disa ditësh gazeta prestigjioze  ‘New York Time’ i kushtoi një artikull shumë të detajuar reperit me prejardhje shqiptare Gashit.

Artikulli fliste se si nga një pastrues reperi sot ka arritur  miliona dëgjime në SoundCloud dhe një kontratë me RCA Records.

Reperi ka publikuar një sërë këngësh dhe bashkëpunimesh me këngëtar të njohur të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe janë kthyer në hite.

Gjithashtu reperi është shumë aktiv në rrjetin social Instagram nga ku nda me ndjekësit e tij të shumtë në numër çaste nga jeta e tij si private ashtu dhe profesionale.

Dhe ditën e djeshme reperi ka shprehur simpatinë për këngëtaren e famshme Adele e cila ka pak ditë që po flitet për një divorc të sajin me Simon Konecki me të cilin ka dhe një djalë 6 vjeçar.

‘Një ditë do të martohem me ty’ shkruan reperi në foto ku shihet këngëtarja Adele.