Schmeichel: Këta janë 3 portierët më të mirë në botë

Kasper Schmeichel ka zgjedhur 3 portierët më të mirë në botë.

“Gardiani” i portës së Leicester Cityt, tha se Edersoni, Ter Stegen dhe Jan Oblak janë mbi gjithë të tjerët, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

“Mendoj se Edersoni bashkë me Marc-Andre ter Stegen dhe Jan Oblak janë tre portierët më të mirë në botë”, tha Schmeichel.

Sipas tij, portieri më i mirë në Premierligë është Ederson i Manchester City dhe jo David de Gea i Manchester Unitedit apo Alisson Becker i Liverpoolit.

“Mënyra sesi luan Ederson është shumë guximtare. Të guxosh të luash në atë mënyrë është trimëri. Ai është më i miri në Premier League”, shtoi ai.