Ledri Vula dhe Liberta Spahiu paskan një lidhje të veçantë që askush nuk e dinte

Ditën e djeshme reperi shumë i njohur Ledri Vulka ishte i thirrur në emisionin ‘E diell’ në Top Channel.

Në një moment, Ledri është surprizuar teksa në ekranin e studios është shfaqur moderatorja e njohur Liberta Spahiu e cila ka zbuluar për të gjithë lidhjen e veçantë me reperin.

Liberta ka rrëfyer se me Ledrin njihet që nuk kanë qenë fëmijë pasi kanë qenë në një shkollë.

“Ledrin e njoh qysh nga shkolla fillore, Është dy vjet më i ri se unë dhe më kujtohet si sot se kush shkonim në mësim, gjitha vajzat e shkollës e prisnin Ledrin të vinte. Ai ka qenë simpatia e të gjithëve. Ledri është super djalë i edukuar dhe gjithashtu shumë i qetë”, ka përfunduar Liberta.

Ndërkohë pasi pa mesazhin, Ledri ka rrëfyer se Liberta është shume e veçantë për të dhe mban mend se në shkollë ajo ka qenë një nga vajzat më të bukura.

“Libertën e kam shumë shoqe të mirë dhe e njoh prej kur kam qenë fëmijë. Liberta ka qenë ndër vajzat më të bukura në shkollë. Fëmijët kapeshin për tu rrahur për të”, përfundon Ledri.